Dje u eleminua, Ilnisa zbulon 4 emrat finalistë të BBV3. Surprizon me vajzën që zgjedh

Moderatorja Ilnisa Agolli ka zbuluar, sipas saj emrat e 4 banorëve të cilët i sheh si finalistë. Një ditë pasi la shtëpinë e Big Brother VIP ajo ka deklaruar se konkurrentët më të fortë janë Meritoni, Romeo, Egla dhe Juli.

Për Eglën, me të cilën ka pasur edhe përplasje të forta thotë se është kurioze të shohë sesi do të sillet në vijim.

 

“Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin”, tha Ilnisa ne Fun Club.

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *