Lëvizte i armatosur, arrestohet 18-vjeçari me pistoletë pa leje në Shkodër

Një i ri është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë pa leje.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjali” është vënë në pranga shtetasi Jasin Drijaj, 18 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

“Në lagjen “Perlat Rexhepi”, shërbimet e Policisë sinjalizuan dhe ndaluan për kontrolle automjetin që drejtonte 18-vjeçari, ku gjetën 1 armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante pa leje dhe 2 krehra me fishekë luftarak.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve policore.

Bëhet me dije se është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, dy krehra me fishekë, automjeti që drejtonte 18-vjeçari dhe celulari i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Share it :