Deputeti demokrat Tritan Shehu përmes një postimi në Facebook ka reaguar për burgossen politike të liderit të opozitës Sali Berisha. Shehu shkruan se Berisha po mbahet i izoluar nga regjimi i Edi Ramë për të “burgosur” PD, opozitën dhe zërin e njerëzve të lirë!
Postimi i plotë:
100 dite burgosje politike.
Te lirojme Liderin e opozites!
Sali Berisha po mbahet i izoluar per te “burgosur” PD, opoziten, zerin e njerezve te lire!
Si nje deformim i thelle i demokracise, i nje drejtesie te pilotuar nga nje regjim lindor.
I servilizmit te nje Parlamenti, qe pranon te “dhunohet” ne te drejtat e tij, pa guxuar as te mermerise perpara ketij komploti ndaj demokracise, lirise, vlerave!
Te mos kemi iluzione, Lirimi i Sali Berishes do te thote fillimi i Lirise per shqiptaret ne terresi, fillimi i rivendosjes se shtetit ligjor.
Si i tille ai mund te arrihet nga “njerezit e lire”, politika konseguente ne mbrojtje te pluralizmit e integrimit.
Opozitaret e demokratet, qe me aksionet e qendrimet e qarta e te vendosura politike, do te mund te ndryshojne nje realitet feudal, qe po sundon vendin.
Fatkeqesisht une nuk shikoj rruge tjeter.
Prandaj duke mos patur asnje vend e justifikim, per pasivitet, dyzim apo heshtje, duhet te ngreme lart e fort zerin:
Te lirojme Liderin e opozites!
Duke e kthyer kete ne moton tone, ne aksionin tone politik, ne levizjen tone!