Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njihet si më i zoti se shefi i tij Edi Rama për propagandë dhe kapjen e mediave, edhe pse ky i fundit ndoshta “show-n” e bën më tërheqës për shkak se është artist.
Por, gjithsesi, fokusi i “Rilidnjes” që prej marrjes së qeverisë në vitin 2013 ka qenë që me show dhe propagandë t’u hedhin “hi syve” shqiptarëve për aferat me grabitjen e miliona euro para publike.
Të njëjtln gjë ka bërë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj mëngjesin e sotëm. Ai ka shpërndarë për mediat e tij, një lajm për projektin fundor të “Bulevardit të Ri” të cilat e kanë shpërndarë në mënyrë të rrufeshme “copy paste”.
Lajmi përbëhet vetëm me disa imazhe të projektit “3D” dhe fjalët e Veliajt që shumë shpejt do të nisë punën.
Ky projekt ka prej vitesh që qëndron vetëm në letër dhe fjalët e Veliajt sot me shumë mundësi ishin thjesht mashtrimi i radhës prej tij.
Qëllimi i vetëm i kryebashkiakut të Tiranës ka qenë propaganda që të shfokusojë vëmendjen e qytetarëve nga afera “5D”, ku drejtorët e tij kanë grabitur miliona euro para publike të buxhetit të Bashkisë Tiranë, nëpërmjet tenderave të fituara.
Pasi ditën e djeshme me shantazhe dhe servilosje, bëri që edhe shefi i tij, Edi Rama të binte dakord me të, pasi mori në mbrojtje drejtorët hajdutë, sot Veliaj ka nisur aksionit për të bërë atë që di të bëjë më mirë: propagandë, show, fasadë, duke u shfaqur me fytyrën e “njeriut të punës”, pavarësisht se duart e bashkëpunëtorëve më të afërt të tij janë gjetur në thesin e parave të qytetarëve./Boldnews.al









