Vrasja për qiranë e banesës, dënohet me 22 vite burgim vrasësi i Petrit Vuksanit

0
63

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burgim Lekë Vuksanin, autorin e vrasjës së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, ngjarja kjo e ndodhur më 2 maj të vitit të kaluar në një banesë në rrugën “Tom Kola” në Shkodër.

Para togave të zeza, prokuroria pas një hetimi 1-vjeçar paraqiti provat që e implikojnë 34-vjecarin në krimin e ndodhur dhe është shpallur fajtor për vrasje.

Vrasja ndodhi brenda banesës në pronësi të viktimës, 1-vjeçarit Petrit Vuksani, i cili ia kishte dhënë me qira të afërmit të tij, autorit, Lekë Vuksani.

Viktima Petrit Vuksani ishte emigrant në Angli dhe ishte kthyer në atdhe rreth 1 muaji para se të vritej. Në datën 1 Maj, 51-vjeçari i kishte shkuar në banesë Lekë Vuksanit duke i kërkuar llogari se pse nuk e kishte paguar qiranë mujore apo faturat e energjisë elektrike dhe të ujit dhe për këtë shkak dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që një ditë më vonë në 2 Maj rreth orës 12:00 është vrarë me armë zjarri kallashnikov, Petrit Vuksani. Vrasja e tij, është kryer në korridorin e shtëpisë, ndërsa pas krimit Lekë Vuksani është larguar duke arritur ti fshihet policisë.

Lekë Vuksani, ka qëndruar për gati 24 orë në banesën e Katerina Cunit, në lagjen “Pjetër Budi” në Shkodër, ku kishte hyrë për tu fshehur në Shkodër. Në kërcënimin e armës ai ka mbajtur peng jashtë vullnetit të saj shtetasen Katerina Cuni së bashku me fëmijën e saj tetraplegjik.

Por policia më pas ka marrë informacion për vendndodhjen e tij, dhe ka filluar negociatat për dorëzimin e Lekë Vuksanit. Vuksani ka pranuar të dorëzohet dhe më pas policia ka gjetur dhe armën e krimit.

Me qëllim zbardhjen e ngjarjes është marrë në pyetje Pal Vuksani, djali i xhaxhait të Lekës, i cili tregon se Deda i kishte thënë pas ngjarjes se Leka kërkonte komunikim me të dhe pasi ka marrë numrin ka folur dhe Leka që i kishte konfirmuar se ishte ai që kishte vrarë Petrit Vuksanin. Pas kësaj nuk ka mundur të komunikojë më, pasi telefoni i Lekës i dilte i fikur.

Ndërkohë në pyetje u mor në atë kohë edhe Marina Ukaj, e cila ishte e dashura e viktimës Petrit Vuksani. Ukaj tregon se ishte e divorcuar dhe jetonte me vajzën e saj 10 vjeçare.

Pas divorcit kishte kërkuar shtëpi me qira për të jetuar dhe kishte gjetur një hyrje te Petrit Vuksani. Aty ishte njohur me Petritin dhe kishte paguar qira me vlerë 12.000 lekë të reja në muaj deri para rreth 3 muajve para vrasjes, kur kishte dalë me qira në një banesë tjetër përballë varrezave katolike.

Ajo kishte rreth një vit që kishte krijuar lidhje me Petritin, me të cilin tregon se do të martohej, pas përfundimit të divorcit me ish-burrin e saj. Po ashtu Petriti kishte vite i divorcuar dhe ish-gruaja e dy vajzat e tyre jetonin në Itali.

Marina deklaroi se Petriti nuk i tregonte asaj për problemet e tija dhe nuk kishte dijeni nëse ai kishte konflikt me Lekën apo jo. Ajo tregon se ishte njohur me Lekën nga Petriti dhe njëherë Leka, i kishte kërkuar t’i lajë rrobat pasi i ishte prishur lavatriçja.

Në ditën e ngjarjes Marina Ukaj tregon se ka parë Petritin të çojë për të rregulluar dy lavatriçe dhe vetë ajo është larguar për të takuar avokatin e divorcit, e më pas ka pirë një kafe me një shoqe te spitalet. Kur është kthyer te dyqani i saj, rreth orës 12:00 dhe është ngjitur të takojë Petritin te shtëpia por e ka gjetur të shtrirë në korridor.

Ajo ka menduar se ai është dëmtuar nga ndonjë rrëzim i mundshëm pasi ai si është përgjigjur. Uka ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë dhe vetëm pasi aty është ngjitur punonjësi i policisë, Lul Kola, jashtë shërbimit që banonte aty pranë, ai ka thënë se Petritin e kishin vrarë. Në këto momente është njoftuar dhe policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here