Abilekaj: SPAK burgos një hajdut, e zëvëndëson me një tjetër! Po paraja publike që vidhet?!

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në ”Çim Peka Live” tha se SPAK është duke zëvëndësuar hajdutët, me detyrë në qeveri, në vend që të mbrojë paranë publike.

Sipas tij, humbja e qytetarëve shihet teksa kryeministri ‘bekon’ qeverisjen e Erion Veliajt ndërkohë që skandalet e tij po zhurmojnë çdo ditë.

“Do fusim Rrjepajn në bur bashkë me biznesmenin, por sterilizimi do vazhojë, keqmenaxhimi i parave do vazhojë. Ashtu e bënë dhe me inceneratorin. Do i fusin këta në burg por paratë do jepen çdo ditë, në orën e caktuar dhe datën e caktuar.

Çfarë ka këtu për tu gëzuar? SPAK-u niset për të futur njerëz në burg apo për të shpëtuar paranë publike. Mesa duket ky është një spektakël për të futur njerëz në burg. Askush nuk kërkon llogari për paranë publike.

 Si mund të vazhdojë që kjo bashki të qeveriset në këtë mënyrë? Si mund të vazhdojë të rrijë në detyre një kryetar bashkie që i kanë humbur 20 milion euro?

Nëse kryeministri vazhdonë ta bekojë në këtë qeverisje korruptive, atëherë ne nuk kemi fituar asgjë. Kemi ndërruar disa hajdutë me disa hajdutë të tjerë.”

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *