Analisti Andi Bushati i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, duke folur për skandalin e korrupsionit në bashkinë e Tiranës me kompaninë ‘5D’, është shprehur se pas këtij skandali, një tjetër skandal është se si u është mbyllur goja medieve në vend.
Për Bushatin, Rama dhe Veliaj pasi për 10 ditë nuk i kanë lënë mediat të flasin, tani ankohen se janë viktima të një liçimi politik.
‘Janë shumica media që thonë sa mirë që na erdhi SPAK-u amerikan që po na zhvillon Shqipërinë, por kur SPAK merr 8 të pandehur, për një javë me radhë nuk flasin, bëjnë sikur ngjarja nuk ka ndodhur.
Është mbi 90% e audiencës televizive në vend, duke përfshirë dy televizionet më të mëdhenj në vend dhe emisionet e tyre në prime time, i kanë shtupën gojës për të mos folur për këtë çështje.
Marrin fjalë Rama dhe Veliaj dhe megjithë se i kanë heshtur mediat për 1 javë ankohen për inkuizicion mediatik, baltë dhe për helm, për inkuiziotë mesjetarë, gjakatarë profesionist, sigurimsa modern.
Të dëgjoj Ramën dhe Veliaj të duket sikur këta janë viktima të një linçimi mediatik, ndërkohë që për 10 vite me radhë i kanë bërë mediat qesharake, si të Koresë së Veriut, përfshirë Top Channel dhe Klan brenda, bashkë me emisionet e tyre kryesore.
Pra, turp si ky dhe ti shesësh shqiptarëve sapunin për djath, që neve po na kryqëzojnë si një bandë inkuizitorësh, ky është fundi. Tregon sa e madhe ka qenë vjedhja dhe sa i madh është koalicioni.
Nuk javë vetëm drejtorët, nuk janë vetëm Rama e Veliaj, por janë edhe një pjesë e oligarkisë dhe pronarëve mediatik që kanë bërë këtë vjedhje masive në Tiranë.
Të njëjtët njerëz që na harxhonin minuta të tëra se po mbillet një pemë, po lyhet një shkollë, Veliaj po ushqen fëmijët, Veliaj po kujdeset për pensionistët, kur del se Veliaj bashkë me bandën e vet na paskan zhdukur 20 e ca milionë euro, heshtin’, tha analisti Andi Bushati