Një aksident tragjik ku ka mbetur i vdekur një shqiptar ka ndodhur në Brescia të Italisë mbrëmjen e kaluar.
Një automjet tip “Porsche” me drejtues një 32-vjeçar shqiptar, ka dalë nga rruga dhe ka goditur disa makina të tjera.
Si pasojë ka humbur jetën shoferi shqiptar dhe janë plagosur shtatë shtetas të tjerë.
Mediat vendase shkruajnë se shkak për aksidentin dyshohet se ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara nga shqiptari.









