Berisha dhe Malltezi kërkojnë lirinë, sot seanca në Gjykatën e Posaçme!

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij  Jamarbër Malltezi i janë drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e masave të sigurisë të vendosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK, lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Në kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit argumentojnë se në këtë faze që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre në masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkojnë vendosjen e një mase me të lehtë. Kërkesat do të shqyrtohen sot nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është gjyqtarja e hetimeve paraprake.

Gjyqtarja Gjoka ka caktuar orën 13.00  për t’i shqyrtuar të dyja kërkesat në një seancë, pasi edhe kërkesat janë të njëjtat dhe për  të njëjtën dosje.

Share it :