Flet babai i drejtoreshës që iu dogj makina: Zjarrvënie e qëllimshme për shkak të punës

0
64

Muamet Çota, Babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës që iu dogj makina deklaroi se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme për shkak të punës që bën vajza e tij. Çota ka treguar momentin kur autori, i maskuar dhe me kapele hyri në garazh ku ishte makina, i hodhi benzinë në pjesën e parë dhe më pas i vendosi flakën.

“Ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15. Në kamerat e sigurisë pashë që diskush kishte hyrë në garazh, i maskuar, me kapele dhe kapuç gri, hodhi benzinën e vuri flakën. Mbaroi punë e u kthye andej nga hyri. Neve na njoftoi një komshi që kishte parë tym në garazh. Morëm kovën me ujë të fiknim zjarrin edhe njoftuam policinë dhe zjarrfikësit”– u shpreh Çota

Sakaq policia njoftoi më herët se lidhur me ngjarjen ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here