Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lajmëruar sërish këtë të hënë për protestën e radhës nga opozita e cila do zhvillohet ditën e enjtë më 11 prill ora 11:00.
“Të nxjerrim Veliajn kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng”- shkruan Këlliçi në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Sërish në protestë përpara Bashkisë Tiranë. Të enjte, datë 11 prill, ora 11:00, të nxjerrim Erion Veliajn, kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij!







