Sali Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit edhe nëse mungon në Parlament për më shumë se 6 muaj

0
316

Deputetëve iu hiqet mandati nëse nuk marrin pjesë për 6 muaj në seancat plenare, por kjo nuk pritet të ndodhë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit, në arrest shtëpie prej 30 Dhjetorit të vitit të kaluar, ka bërë kërkesë disa herë për të qenë pjesë e Kuvendit, por kërkesat e tij nuk janë pranuar nga GJKKO.

Deri më tani janë bërë 4 muaj që nga pjesëmarrja e fundit në një seancë plenare, por Sali Berisha do ta ketë mandatin edhe nëse bëhen 6 muaj pa pjesëmarrje në Kuvend. Kjo ndodh për shkak të nenit 71, pika 2, të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili thotë:

Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit:

a) kur ai nuk bën betimin;

b) kur heq dorë nga mandati;

c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të

parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;

ç) kur mbaron mandati i Kuvendit;

d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend;

dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Pra, deputeti duhet të mungojë pa arsye për 6 muaj që t’i hiqet mandati. Në rastin e Berishës, mungesa është e justifikueshme , për shkak se atij nuk i lejohet nga Gjykata e Posaçme për të dalë nga shtëpia.

Ish-kryeministri mund ta humbasë mandatin në rast se Apeli i GJKKO-së e dënon për çështjen “Partizani”, por SPAK është ende duke hetuar dhe pritet që kjo çështje të zgjasë të paktën deri vitin e ardhshëm, teksa pas GJKKO-së, do të duhet edhe vendimi i apelit që vendimi të marrë formën e prerë.

E kundërta ndodhi me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili nuk u paraqit në Kuvend për 6 muaj, pasi tentoi dhe po vazhdon t’i shmanget drejtësisë. Atij iu hoq mandati i deputetit, pasi nuk kishte një arsye për të mos marrë pjesë në seancat plenare.

Por interpretimi i këtij neni të Kushtetutës mund të sjellë përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe opozitës, pasi socialistët do të kërkojnë heqjen e mandatit të ish-kryeministrit, ndërsa opozita do të kërkojë që lideri i saj të vijojë të jetë pjesë e Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here