Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi në konferencën për mediat ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.Bardhi theksoi se Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false, duke u grabitur në bregdet 11 mijë metra katrorë tokë.Bardhi: Rama ka shkelur ligjin, duke i dhënë statusin e investitores strategjike Xhaçkës. Rama firmosi një investim strategjik me dokumente false. Kush mund ta besojë se këta nuk dinë, këta që e dinë edhe sa para harxhojmë ne si qytetarë. U grabitën 11 mijë metër katrorë, iu dhanë burrit të Olta Xhaçkës.
