Mandati i Olta Xhaçkës/ Bardhi: Mazhoranca të reflektojë deri të enjten, mos shantazhojnë drejtësinë

0
83

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në përfundim të mbledhjes së grupit, deklaroi se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës është një skenar i kryeministrit Rama, dhe një precedent i rrezikshëm.

Bardhi tha gjithashtu, se mazhoranca duhet të reflektojë deri ditën e enjte, dhe të dorëzojë para drejtësisë, Olta Xhaçkën.

“Vendimmarrja e Kuvendit kontrollohet nga pikëpamja kushtetues vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Qytetarët panë dje se kolegët sulmuan vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, për mandatin e Olta Xhaçkës. Skenari për moszbatimin e atij vendimi, është akti final i kryeministrit, i cili është i gatshëm të mos i zbatojë vendimet e institucioneve të drejtësisë.I bëj apel kujtdo që ka mbështetur reformën në drejtësi, që të reagojë sot, sepse kjo është një praktikë shumë e rrezikshme. Nëse një mazhorancë nuk zbaton vendimet e Kushtetueses, atëherë çdo qytetar do të dojë të mos zbatojë vendimet gjyqësore. Do të ishte një precedent i rrezikshëm, dhe uroj që deri të enjten mazhoranca të reflektojë dhe të dorëzojë para drejtësisë, Olta Xhaçkën.”, u shpreh Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here