Paralajmërimi i frikshëm i shefit të politikës së jashtme të BE: Evropa të përgatitet për luftë!

0
87

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar se lufta në Evropë është në horizont.

“Evropa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme. Një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës, nuk është më një fantazi”, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së.

 

Ai ka shtuar se Rusia kërcënon Evropën përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së.

 

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi se Unioni ka nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar, i krahasueshëm ky me atë që u krijua gjatë krizës financiare në eurozonë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here