Protesta e fermerëve, Teliti: Qumështin ta derdhin te shkallët e Kryeministrisë

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, i bën thirrje blegtorëve të vazhdojnë të protestojnë duke e derdhur qumështin te shkallët e Kryeministrisë.

Duke komentuar për protestën e fermerëve, Teliti u shpreh se subvencionet disa herë më të ulta se ato të vendeve të rajonit dhe skema skandaloze e diferencimit dhe mos-rimbursimit të TVSH-së po e fundosin fermerin shqiptar, i cili dita ditës po zhytet në gropën e thellë të falimentit

Postimi i Telitit:

Blegtorët ta derdhin qumështin te shkallët e Kryeministrisë!

Ditët, javët, muajt kalojnë, por hallet e fermerëve jo vetëm që nuk adresohen për zgjidhje, jo vetëm neglizhohen e lihen në harresë totale, por qeveria dhe politikat e saj vazhdojnë të jenë kundërshtari i tyre më i madh.

Të vetmit që fitojnë janë një grusht importuesish.

Subvencionet disa herë më të ulta se ato të vendeve të rajonit dhe skema skandaloze e diferencimit dhe mos-rimbursimit të TVSH-së po e fundosin fermerin shqiptar, i cili dita ditës po zhytet në gropën e thellë të falimentit.

Akoma edhe më shqetësuese është fakti se këto goditje ndaj bujqësisë shqiptare, po shkaktojnë një rritje akoma edhe më të lartë të migrimit duke e boshatisur fshatin, ku njerëzit në masë, me canta krahëve, po i drejtohen rrugëve të Europës.

E përsëris, flasim shqip ndaj “mund dhe duhet” të hamë shqip.

Edhe sa duhet të vuajnë blegtoret e qumeshtit? Edhe sa duhet të protestojne ata?

Qeveria ose të dëgjojë zërin e protestave të fermerëve, ose një ditë do ta shohin qumështin që derdhet në shkallët e Kryeministrisë.

Ndoshta atë ditë qeveria do shqetësohet…jo për fermerët jo, por se mos lagen themelet e strukturës 4 milionë euroshe prej druri në oborrin e KM-së.

Share it :