Salianji: I arrestuari Muça dëshmitari i parë i komisionit, arrestimi mos jetë truk…

0
94

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili është edhe drejtuesi i Komisionit Hetimor për vjedhjen e sistemit TIMS ka reaguar në lidhje me vendimin e prokurorisë për të arrestuar me masë sigurie ‘arreste në shtëpi’, drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Sipas Salianjit, Muça ishte dëshmitari i parë i listuar për këtë komision.

Deputeti shkruan se, shpreson që ky ndalim të mos jetë truk për të ndaluar Muçën që të dëshmojë në komsion.

REAGIMI

Arrestimi i Drejtorit të IT në policinë e shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit Hetimor, Ervin Muça, është rezultat i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës!

Mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e ambasadës së ShBA për ndërhyrjen në sistemin TIMS, nxjerr zbuluar urdhëruesit e këtij akti! 

Ndërhyrja ka qënë me urdhër dhe për qëllime qartësisht kriminale!

Arrestimi i sotëm i vonuar nuk e shmang dot përballjen e Ervin Muçës dhe çdo shkelësi tjetër për tu përballur me drejtësinë por dhe me dëshminë në komision, për një akt që cenon në thelb sigurinë kombëtare! Ky është i pari, ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar, për të hedhur dritë sidomos mbi urdhëruesit e këtij krimi.

Uroj që arrestimi mos jetë truk për të penguar hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve, shkelësve të ligjit dhe krimineleve përfitues nga ky akt!

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here