Erion Veliaj njihet nga të gjithë si politikani “kampion” i propagandës dhe show-t mediatik që dhuron çdo ditë me kasetat që ia servir televizioneve që i bëjnë “fresk” pushtetit.
Kryebashkiaku socialist edhe sot shfaqet i pashqetësuar megjithëse ndodhet në qendër të skandaleve dhe aferave të njëpasnjëshme që kanë kryer drejtorët e emëruar prej tij të cilët akuzohen nga SPAK për miliona euro të vjedhura, para të taksapaguesve shqiptarë.
Skandali më i fundit është ai i ‘5D’, kompanisë së drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, që njëherazi ishin anëtarët e shtabit elektoral, që ditë e natë shantazhonin votuesit, blinin vota, premtonin, bënin presion, merrnin paratë nga buxheti, që më pas i përdornin me një skemë të sofistikuar, si fillim për të mbajtur në detyrë Erion Veliajn dhe më pas për të shumëfishuar fitimet, jo me përqindjet e zakonshme të korrupsionit, por 100% të fondeve.
Pikërisht në ditën e “Fitër Bajramit” Erjon Veliajn shfaqet me fytyrën e ‘ëngjëllit’, njeriut të përvuajtur që kujdeset për shtresat në nevojë, për të pamundurit, për pensionistët e plot kategori të tjera.
Do të kishte shumë më tepër sens, që para se të shfaqej si kryebashkiaku i dhimbsur, Veliaj të sqaronte ato këshilltarët në këshillin bashkiak, se çfarë kishte ndodhur, se si kishin avulluar 30 milionë euro të taksave të qytetarëve nga buxheti te xhepat e të besuarve të tij.