Aksident me vdekje në aksin Divjakë-Lushnjë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 44-vjeçari i cili drejtonte motorin, ndërsa drejtuesi i makinës tip “Benz”, 22 vjeç, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share it :