Bardhi-Nikollës: Ndërprit seancën! Na njihni me qëndrimin tuaj për “Xhaçkën”

0
92

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku pritet të votohet çështja për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Teksa kryeparlamentarja Nikolla lexonte rendin e ditës, Gazmend Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe vënien në dispozicion të raportit që tregon qëndrimin e deputetëve të mazhornacës për mandatin e Xhaçkës.

Gazment Bardhi: Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Mandateve ne deputetët e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Ju nuk guxuat atë ditë të merrni një vendim, latë afat deri të mërkurën për paraqitjen e raportit. Sot keni nisur seancën plenare dhe nuk dimë akoma kush është qëndrimi juaj, dhe se çfarë do të votojnë deputetë e mazhorancës dhe opozitës.

Duhet të ndërprisni seancë, të na vendosi në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj dhe nuk mund të fshiheni gjatë sepse do të votoni pas disa orësh na vendosi në dispozicion afatin e shumicës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here