Gazetari Basir Çollaku i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka shprehur kritika ndaj SPAK që nuk e mori nën hetim çështjen e vjedhjes së sistemit TIMS.
Sipas Çollakut, kjo dosje nuk mund të hetohet nga prokuroria e Tiranës, sepse kjo e fundit do ta çojë drejt mbylljes së kësaj dosje
‘Ka jo pak raste që janë paguar mijëra euro për të mësuar se ku, kur ka ikur një filan bandit, dhe kur kthehet. Është përdorur edhe si një magazinë kriminale.
Deklaratat e kryeministrit janë në vrazhdën e qëndrimeve të tij të mëparshme duke orientuar hetimin.
Këtu ke drejtorin e Përgjithshëm që duhet të hetohet, ministrin, kryeministrin. Prokuroria e Tiranës duhej të shpallte moskompetencën për shkak të personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Dërgimi tek prokuroria e Tiranës është një mundësi për tu mbyllur më shpejt, për ta pushuar më shpejt, për të mos hetuar personat që janë porositësit dhe dërguesit e këtij personi atje, çfarë detyre i kanë dhënë, çfarë ka bërë dhe kujt i ka shërbyer, ministrit, kryeministrit apo një grupi kriminal.
SPAK duhej ta kishte prioritet këtë çështje dhe jo ta mbante larg’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, gazetari Basir Çollaku.