“Dje Veliaj shërbeu çorbën e hipokrizisë për ata njerëz që i grabit çdo ditë”/ Këlliçi thirrje policëve: Mos mbroni KRYEHAJDUTIN, nxirreni prej leckash jashtë !

Nga thirrja e z. Belind Këlliçi sot, në protestën para bashkisë së Tiranës:

“Të nderuar qytetarë! Ju nuk duhet të harroni se kjo bandë kriminale e instaluar në bashkinë e Tiranës ka filluar të denoncohet nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që dy vite më parë. Redi Molla dhe Tirana DC është kallëzuar nga Aleanca që në muajin maj të vitit 2021. Vjet në prill, gjatë fushatës, kemi denoncuar bandën kriminale 5D me detaje, me dokumente të pakontestueshme dhe kishte plot një vit që hajduti që quhet Erion Veliaj qëndronte në krye të bashkisë së Tiranës, që të bënte një audit, që të bënte një kontroll, që të jepte një përgjigje qytetarëve, por ajo që tha ishte vetëm mbrojtja që i bëri bandës së tij të instaluar në bashkinë e Tiranës.

Dje kemi pasur festën e Fitër Bajramit. Dhe çfarë bëri hajduti që kemi në krye të bashkisë së Tiranës? Bëri atë që di të bëjë më mirë. Veshi përparësen e preferuar dhe shërbeu çorbën e hipokrizisë për ata njerëz që i grabit çdo ditë.

Policë, lejoni këshilltarët të futen brenda, lejoni qytetarët të futen në bashkinë e tyre! Ndalni dhunën ndaj qytetarëve, në vend që të mbroni hajdutin që qëndron në krye të bashkisë dhe ta nxirrni prej leckash jashtë!”

Share it :