“Kanë marrë 30 milionë euro dhe japin 30 mijë lekë të vjetra për qytetarët”/ Zhulali: E kanë bërë lekun letër! Vjedhjen e konsiderojnë epërsi mendore !

Këshilltarja e opozitës, Ilda Zhulali ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka kaluar në 100% korruptim me anë të vjedhjes së tenderave nëpërmjet drejtorëve të tij dhe kompanisë 5D.

Duke u kthyer para një viti në fushatën elektorale, Zhulali kujtoi se si qytetarët i pyesnin se si do mund ti mundnin drejtorët e Veliajt, pasi ata aq shumë kanë vjedhur sa ‘e kanë bërë lekun letër’.

Zhulali theksoi se bashkia jep  30 mijë lekë të vjetra për qytetarët dhe 30 milionë euro për drejtorët e tij.

Zhulali: Përpara një viti kur nisëm fushatën elektorale për Bashkinë Tiranë, njerëzit na vinin në zyrë dhe na thoshin ore si do i mundni ju këta, a e dini ju sa para kanë bërë këta, a e dini ju se sa kanë vjedhur këta, këta e kanë bërë ‘lekun letër’. Ky ishte fjalori i ri i rilindjes, leku letër.

Po si i bënë këto para këta njerëz. A e patë se çfarë thoshin me njëri tjetrin nëpër mesazhe, ku marrin vesh këta të PD, këta janë idiotë. Po patjetër që ishim idiotë ne sepse këta vjedhjen e konsiderojnë epërsi mendore.

Si i bënë paratë këta njerëz? Këta thjesht bënë kapërcimin nga 20% i korruptimit të Edi Ramës, kaluan në korruptim 100% të Erion Veliajt. Të gjitha paratë nga fillimi deri në fund në xhep.

E pamë dje Erion Veliajn që bënte si shërbëtor i njerëzve nevojtarë. A e dini ju se Bashkia Tiranë jep mesatarisht 30 mijë lekë të vjetra për 162 familje tiranase.

Ky shërbëtori dhe familja politike 5D   e Tiranës dhe 30 milionë euro për familjet e drejtorëve dhe të Erionit direkt.

Share it :