Nga TIMS u vodhën 500 MB, dy punonjësit e i AKSHI-t nën lupën e akuzës

Skandali i vjedhjes së 500 megabite me informacione nga sistemi i TIMS i Policisë së Shtetit, pritet të nxjerrë emra të tjerë të personave që do ndiqen penalisht.

Mbrëmjen e djeshme, gjyqtari i hetimeve paraprake Edvan Veçani, miratoi kontrollin e banesës së drejtorit të DTI-së, Ervin Muça. Kontrolli i shtëpisë luksoze në zonën e “Shkozës” është kryer nga oficerë të AMP-së, por kjo procedurë nuk solli asnjë rezultat.

 

Nga ana tjetër prokurorja Anisa Qilimi, e cila ka në dorë rastin është duke kryer veprime hetimore mbi përgjegjësinë penale të Klodian Mazarit, punonjës pranë AKSHI-t, i cili në mënyrë të paautorizuar ka hyrë brenda në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit TIMS dhe ka ndihmuar për transferimin e të dhënave.

Njëherësh verifikime po kryhen dhe për Besjon Tanuzin, i cili është Drejtor i Drejtorisë së Sistemeve në TIMS.

“Prokuroria e Tiranës thotë se Tanuzi është njeriu që në 2 gusht 2023 në orën 17:45, ka futur pa asnjë autorizim në ambientet e TIMS, dy persona të jashtëm siç është Klodian Mazari i cili zotëron subjektin privat “Kea Services” dhe M. Sh.

 

“…në bazë të verifikimeve të mëtejshme, rezulton se këta tre persona, kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, duke përdorur kartën hyrëse të njërës prej punonjësve të institucionit, e cila kishte dorëzuar kodin e hyrjes pasi ishte larguar me pushime. Dhe më tej po këta persona janë parë të futen në zyrën e specialistëve për të dalë nga aty rreth mesnatës…” – thuhet në dosjen e prokurorisë.

Prokuroria sqaron se atë mesnatë të 2 dhe 3 gushtit, ka hyrë me të njëjtin Kod dhe Drejtori Ervin Muça, i cili ka dalë nga institucioni në orën 23:01.

 

Por 15 minuta më vonë, ai ka hyrë sërish në institucion duke përdorur kodin e vartëses. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, zyrtarja deklaroi se kodin e hyrjes ia kishte dhënë drejtorit Besjon Tanuzi dhe jo eprorit Ervin Muça.

 

Vetë Ervin Muça, gjatë marrjen në pyetje ka pretenduar se këtë procedurë e ka kryer për t’i bërë një “Back up” sistemit të serverave që përmbanin informacion të klasifikuar në TIMS.

 

 

 

 

 

 

Share it :