“Nisim historinë për 20 vitet e ardhshme dhe ti japim fund nepotizmit”, Ilir Meta thërret Konventën Kombëtare më 27 prill

0
82

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se PL, do të mbajë Konventën Kombëtare më 27 prill.

Përmes një postimi në Facebook Meta shkruan se nga kjo Konventë do të nisë një histori e re për 20 vitet e ardhshme, ndërsa shtoi se qëllimi është t’i jepet fund nepotizmit.

Postimi i plotë: 

Ndryshimi nis nga vetja! ✌️🇦🇱
Të dashur delegatë, ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë në Konventën Kombëtare historike të Partisë së Lirisë, në datën 27 prill 2024, ora 10:00.
Nisim së bashku një histori të re për 20 vitet që do të vijnë! Me rregulla të qarta brenda familjes tonë politike që do i japin fund nepotizmit dhe mosmbajtjes së përgjegjësive.
Me 5 prioritete kryesore në interes të Shqipërisë dhe me objektivin tonë madhor për 4 milionë shqiptarë + në vendin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here