Protestuesit godasin godinën me mollë dhe tymuese, ja çfarë po ndodh në protestën kundër Veliajt

Ka nisur protesta para Bashkisë Tiranë në lidhje me dosjen 5D

Qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Belind Këlliçi.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.

 

 

Share it :