A fshihet një tjetër kamp refugjatësh edhe për Francën pas ‘dashurisë’ së madhe Rama – Macron

0
92

Franca, prej dekadash, nuk ka treguar ndonjë interes të madh strategjik dhe ekonomik për Shqipërinë. Dy vendet mbeten partnerë modestë tregtarë, siç është pranuar edhe nga aktorë të rëndësishëm politikë të të dy vendeve. Ndër investimet, më seriozi është projekti i kompanisë “Voltitalia” për parkun fotovoltaik të Karavastasë, por që nuk është mjaftueshëm.

Për më tepër, Franca ka treguar shpesh skepticizëm për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

E, në këtë panoramë, duket disi e habitshme një dashuri e re dhe shumë e fortë mes Presidentit francez, Emanuel Makron dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në Tetor të vitit 2023, Makron shprehu lëvdata për Ramën nga Tirana. Së fundmi, më pak se 5 muaj nga takimi në Shqipëri, dy zyrtarët u takuan këtë fundjavë në Paris. Sërish, Makron shprehu lëvdata për Ramën, pas një ceremonie me paradë ushtarake dhe para se të dy të futeshin në një takim të gjatë “kokë më kokë”.

Çfarë mund të ketë kaq të rëndësishme Makron që të thërrasë në një audiencë sekrete kryeministrin shqiptar?

Nëse diskutimet janë për sigurinë kombëtare, Shqipëria dhe Franca janë të dy anëtarë të NATO-s, por Shqipëria e ka lidhur ekzistencën e saj në këtë Aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në planin ekonomik europian e ndërkombëtar, Shqipëria është inekzistente. Në fushën gjeopolitike, gjithashtu Tirana është inekzistente.

Atëherë, duket se Franca ka një hall të madh lokal, të cilin mesa duket shpreson t’ia zgjidhë shqiptari Rama.

Emanuel Makron është në prag të zgjedhjeve. Qeveria e tij po përballet gjithnjë e më shumë me krizën e emigrantëve nga vendet e treta, kryesisht nga Afrika Qendrore. Opozita franceze e ka vënë për shpatulla pas murit presidentin Makron përsa i përket politikave jo-efikase në trajtimin e krizës së emigrantëve.

Dhe, pikërisht në këtë situatë, Makron gjen kohën t’i thur lavde kryeministrit shqiptar.

A mos vallë po përgatitet një projekt tjetër, për krijimin e kampeve “francezë” në Shqipëri për emigrantët e paligjshëm që mbërrijnë me mjete lundruese në brigjet e Francës?

Kjo hipotezë mund të qëndrojë, pasi ka një precedent, paktin Rama-Meloni.

Disa muaj pasi erdhi në pushtet, djathistja Xhorxhia Meloni nisi të tregonte një dashuri të madhe për të majtin shqiptar, Edi Rama. Në takimet ndërkombëtare, Rama luante rolin e kllounit, duke e përqafuar publikisht homologen e tij italiane dhe ajo, në kundërshtim me reagimin normal, vetëm buzëqeshte dhe “e mirëkuptonte”.

Nga këto palaçollëqe në takimet në zyrtar, u kalua tek “motra e madhe Meloni” dhe “vëllai i vogël, Edi”.

E, dashuria e madhe, e fortë dhe e papritur mes Ramës dhe Melonit, përfundoi me ngritjen e kampeve pritëse në Shqipëri për refugjatët afrikanë që mbërrijnë në brigjet italiane.

Kryeministri Rama “i mbushi mendjen” shqiptarëve se vendi ynë ia kishte borxh Italisë mike ndihmën, sepse fqinji përtej Adriatikut kishte mirëpritur qindra mijëra shqiptarë në fillim të viteve ’90.

Në kohën e kapërthyerjes së diktaturës dhe mbërritjes së pluralizimit, mijëra shqiptarë emigruan edhe në Francë. Gjithashtu, në periudhën 2015-2016, mijëra azilkërkuesish shqiptarë shpresuan të merrnin leje-qëndrimi në Francë.

Duke ndjekur logjikën e paktit Rama-Meloni, a do të vijë një kohë, jo shumë e largët, kur Rama të “na mbushë mendjen” sërish se i kemi një borxh të vjetër Francës, për emigrantët, njëlloj siç veproi me “motrën e madhe” Meloni./boldnews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here