Më 16 mars 2016 disa qytetarë që po protestonin për ndërtimet në Parkun e Liqenit u rrahën në mënyrë të egër, gjatë natës, nga dy punonjës të një kompanie kontraktore për ndërtimin e këndit të lojrave. Rreth orës 2 të mëngjesit, makinat e rënda të firmës Kassel shpk, filluan të shkarkojnë materiale ndërtimi. Disa qytetarë, që po kalonin natën pranë kantierit në shenjë proteste, janë afruar për të parë, por ata janë bërë fillimisht menjëherë pre e provokimit dhe pastaj dhunës me shqelma dhe grushta të dy punonjësve të firmës.
Në një video të hedhur në Youtube nga protestuesit, dëgjohet që një nga punonjësit e kompanisë deklaron në mënyrë arrogante për këndin e lojrave “prona është e jemja” dhe hedh kërcënime në drejtim të protestuesve.
Ndërkohë, rreth 7-8 policë bashkiakë dhe të rendit, që kanë qenë të pranishëm për të ruajtur kantierin, nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment gjatë ushtrimit të dhunës edhe pse ndihma e tyre është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme nga protestuesit.
Vetëm mbas telefonatave të dëshpëruara të protestuesve në polici, një patrullë e policisë ka ardhur në vendngjarje dhe ka shoqëruar për në komisariatin e policisë dy dhunuesit.
Punimet për këndin filluan në mënyrë të intensifikuar më 15 mars 2016, kur në park u hodh beton për të ndërtuar një trase për një tren për fëmijë. Hedhja e betonit ka ngjallur me njëherë reagimin e qytetarëvë që kundërshtonin ndërtimin, dhjetra prej të cilëvë ishin mbledhur në park gjatë orëve të mbrëmjes.
Sot, mëse 8 vite pas, ajo zonë e liqenit u betonizua, firma mori paratë dhe treni për fëmijë nuk erdhi. Aktivisti Ervin Goci thotë sot se bashkë me shinat dhe kabinën me 4 vagonë, në një kosto totale prej 800 milionë lekësh, 50 milionë ishin të parashikuara vetëm për trenin, që nuk është vënë kurrë në punë, e megjithate kabina akoma gjendet aty si muze i grabitjes.
Postimi i Gocit
Jemi ne vitin 2016-te. Ne mes te Parkut te Liqenit po hidheshin mbi 800 m/3 beton, me preteksin per te ndertuar park per femijet.
Pjese e projektit ishte dhe nje tren shetites ne me thuajse 600 m/2 siperfaqe ndertimi.
Punimet parashikonin germim dhe betonizimim i te gjithe itinerarit, nese i besojme shifrave jane 600 m/2 te betonizuara per te ndertuar bazamentin.
Bashke me shinat dhe kabinen me 4 vagone, ne nje kosto totale prej 800 miljon lekesh, 50 miljon ishin te parashikuara vetem per trenin.
Ne jete te jeteve ai tren nuk eshte vene kurre ne pune, e megjithate kabina akoma gjendet aty si muze i grabitjes.
Pesedhjete miljon leke te varrosura ne beton. Gjendja eshte siç do ta shihni ne foto.
Duket sikur jemi ne Amazon.
Deri me sot nuk eshte hetuar kurrkush per kete gje.
E gjithe transparenca qe doli dhe preventivi dhe projekti, erdhi per shkak te protestes, dhe leja e ndertimit ka dale dite pas protestes dhe nuk perkonte me daten e rrethimit.
Per 80 dite disa aktiviste kane qendruar 24 ore ne 24 jashte, ne natyre, ne proteste, vetem se nuk durohej niveli i poshterimit.
Qe prej asaj proteste, baterdia eshte bere ne qytet dhe Erion Veliaj, nuk eshte hetuar kurre.
Moshetimi e ka kthyer ne perbindesh. Ai ka pushtet, dhe zero empati. Po te mundej do na muroste te gjitheve ne beton.
Drejtesia mjafton te gervishte pak fare siperfaqen dhe aty do gjeje gropa septike korrupsioni, pervetesimi, abuzimi dhe grabitjeje. Nese nuk e ben tani qe gjerat jane sheshit, do ia shtoje alivanine dhe per ca kohe vendit, po gjithsesi nuk e ndalon dot reagimin shoqeror, per ta fshire njehere e mire kancerin nga trupi i qytetit dhe shtetit.
Thirrje gazetareve qe ta hetojne krimin sheshit..