Akuzohet për vjedhje në TIMS/ Ervin Muça: Janë spekulime! S’më ka urdhëruar askush për të marrë të dhënat

Ish-drejtori i Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Në një prononcim për gazetarët para Gjykatës së Tiranës, aty ku do t’i njoftohet edhe masa e sigurisë, Muça deklaroi se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe akuzat ndaj tij janë spekulime.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”,- u shpreh Muça.

Share it :