Akuzohet se ndërhyri në TIMS, gjykata lë në arrest shtëpie Ervin Muçën

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën.

Ndaj ish-drejtorit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, u la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra.

Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, deklaroi ai teksa hynte në ambientet e gjykatës.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, pasi ka rezultuar si personi që ka hyrë në sistemin TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat e TIMS-it.

Share it :