Bayer Leverkuseni afër titullit historik, mund të shpallet kampion këtë fundjavë

0
268

Bayer Leverkuseni, që po kalon sezonin më të mirë në histori, mund të kurorëzohet me titullin e kampionit në Gjermani këtë fundjavë.

Në Bundesligë do të zhvillohet java e 29-të dhe padyshim se e gjithë vëmendja do të jetë te Leverkuseni.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso të dielën do të luajë kundër Werder Bremenit.

Por, Granit Xhaka me shokë mund të sigurojnë edhe matematikisht titullin edhe të shtunën.

Bayer Leverkuseni kryeson renditjen e Bundesligës me 76 pikë, 16 më shumë se Bayern Munchen (2) dhe Stuttgarti (3).

“Bavarezët” do të takohen të shtunën me Kolnin, kurse Stuttgarti me Eintracht Frankfurtin.

Kësisoj, nëse të dy skuadrat regjistrojnë humbje në përballjet e tyre përkatëse, Bayer Leverkuseni mund të festojë që nesër, pasi edhe matematikisht titulli do të jetë i tyre.

Nëse Bayerni dhe/ose Stuttgart fitojnë, atëherë një fitore kundër Werder Bremen të dielën do të bëjë që “Aspirinat” të jenë kampionët e ri në Gjermani.

Përndryshe, nëse Bayerni dhe/ose Stuttgarti barazojnë në përballjet e tyre, Bayer Leverkusenit do t’i mjaftonte një pikë të dielën për t’u shpallur kampion.

Në rastet tjera, festa e kampionit do të shtyhej, por thuajse është e pamundur që Bayer Leverkuseni të lëshojë titullin nga duart këtë sezon.

Vlen të theksohet se për klubin nga Leverkuseni do jetë titulli i parë dhe historik në Bundesligë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here