Berisha: Të punojmë çdo orë për fitoren e ditës së premte. Dorëhiqu o faqezi, mos e ço Tiranën aty ku do jetë tepër vonë

0
114

Ne fjalen e tij, lideri demokrat tha se protesta e se premtes para bashkise do te jete e fuqishme, ndersa i kerkoi doreheqjen kryebashkiakut Veliaj.

”Këta kriminelë të shpërfytyruar deklaruan sot se do mbrojnë njëri-tjetrin.
Po ku ka forcë që i reziston fuqisë së qytetarëve të bashkuar.
Kauzës së drejtë të tyre.
Jeni të pashpresë.
Sa do që dy komshinj me njëri-tjetrin, më të poshtër nuk i ka toka, por qytetarët janë të gatshëm në çdo kohë të merren me ju të dy.
Prandaj ua them këtë, lërini marrëveshjet, dorëhiqu, dorëhiqu, dorëhiqu!
Mos e ço Tiranën aty ku nuk duhet se do jetë tepër vonë.
Nuk ke vend më në bashki.
Nuk mund të rrish më në bashki o faqezi se ke vendosur modelin e vjedhjeve 100 përqind.
Sot, një demokrat më dërgonte një mesazh. Më informonte se të gjitha dherat, të gjitha mbeturinat e tërmetit, këta hajdutë të shpërfytyruar i kanë depozituar pa asnjë qindarkë me urdhër të Erion Velisë.
Pra, vjedhja e tyre është katër kate dhe shkon gjithnjë duke u shumuar.
Tjetri më informonte se pallatet për qindra e qindra apartamente, nuk kanë paguar asnjë qindarkë sepse janë ndërtuar nga kompanitë duke u nxjerrë hajdutët leje ndërtimi, duke u shitur lejet e ndërtimit, me ndërtimin e pallateve njëlloj si Edi Rama pallatin e bashkëshortes pesëkatësh në pajë.
Miq, demokratët kanë humbur sot një nënë të mrekullueshme.
Kanë humbur një grua fisnike.
Një qëndrestare të pamposhtur gjithë jetën e saj, Nënë Bardhën.
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së Nënë Bardhës, të afërmve, të gjithë komunitetit, të cilin ajo e nderonte aq shumë.
Miqtë e mi, e premtja është nesër, ndaj dhe të punojmë çdo orë për fitoren e ditës së premte.
Të punojmë ditën dhe natën me qytetarët e Tiranës, me biznesmenët e Tiranës, me gjimnazet e Tiranës, me studentët e Tiranës.
Të gjithë në sulm, në sulm dhe fitore!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here