Mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, po shoqërohet me debate midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Shkak janë bërë pyetjet e deputetit socialist, Toni Gogu ndaj ekspertëve të pranishëm.
Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar. Më pas, deputetët socialistët kërkuan të mbyllet seanca, por Salianji refuzoi, duke theksuar se këtë e vendoste drejtuesi i komisionit.