Mbyllet me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për TIMS: Jeni mësuar ‘Enver, Enver’ ju!

Anëtarët e opozitës dhe mazhorancës në komisionin për të dhënat e TIMS debatuan në mbledhjen e sotme lidhur me propozimin e Ervin Salianjit që votimi i kërkesës së ekspertëve për informacion të shtyhet për ditën e hënë.

“Kërkesa që hedh në votim, a jeni dakort që nesër në orën 11 të bëjmë mbledhjen e radhës, që të kemi mundësi që dy ekspertët e tjerë të japin mendimet e tyre. Ore këtu vidhet TIMS, ju thoni do dalim kot aty”, tha Salianji.

I vetmi njeri që di që të dhënat kanë shkuar te grupet kriminale, je ti. Unë do ta bëj kërkesën procedurale kur ne të vijnë në atë fazë që ju të jeni një nga dëshmitarët në këtë komision”, u shpreh deputeti i PS, Toni Gogu.

“Pse bën sikur nuk jeton këtu more… Nëse keni frikë nga grupet kriminale, thoni…Kam propozim tjetër, meqë ju nesër jeni pushim dhe nuk punoni dot, kam propozim që ta vazhdojmë këtë mbledhje të hënën. Pse mbledhja e grupit është më e rëndësishme se TIMS. Pra partia më e rëndësishme se vjedhja e të dhënave. Doni të bllokoni komisionin? Po, po kështu jeni mësuar ju, Enver Enver. Se kaq jeni mësuar ju, të duartrokisni”, tha Salianji.

Në përfundim u votua që mbledhja e radhës e komisionit për TIMS të mbahet ditën e hënë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko