Meta publikon fotot nga takimi me përfaqësuesit e komunitetit të Skraparit: Mirënjohje dhe falenderim për të gjithë patriotët e mi !

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me përfaqësuesit e komunitetit të Skraparit që jetojnë në Tiranë.

Gjatë takimit Meta shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për sakrificat, mbështetjen dhe besnikërinë ndaj kauzave të Partisë së Lirisë.

Gjithashtu ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi i djeshëm.

Postimi i plotë:

Fotoalbum nga takimi shumë i përzemërt me përfaqësuesit e nderuar të komunitetit tim shumë të dashur të Skraparit!

Mirënjohje dhe falenderim për të gjithë patriotët e mi, besnikë dhe trima, krenarë dhe qëndrestarë, jashtëzakonisht punëtorë dhe të ndershëm, korrektë dhe me dinjitet, të parët në sakrifica dhe në mbështetje, që rrezatojnë përherë vlerat tona më të mira kombëtare dhe të atdhedashurisë!

Malet tona më të larta!

 

Share it :