Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në parti punohet tërë natën.
Meta së bashku me një pjesë të ekipit të organizimit, kanë diskutuar për Tryezën e Arsimit që do të mbahet ditën e nesërme në Korçë, por edhe për përpunimin e mëtejshëm të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, të cilat do të marrin vulën e Konventës Kombëtare historike të 27 prillit!
Kreu i PL shton se Shqipëria me 4 milion shqiptarë në vendin e tyre është objektiv madhor lehtësisht i realizueshëm.
Në fund Meta shkruan se në selinë e Partisë së Lirisë, nuk do të fiken me dritat derisa t’u kthehet liria të gjithë shqiptarëve dhe t’i jepet fund dramës së shpopullimit.
Postimi i plotë:
Nuk stërvitemi vetëm ditën, por në Partinë e Lirisë punojmë edhe tërë natën!
Kënaqësi që së bashku me një pjesë të ekipit të organizimit, të diskutonim edhe me Profesor Petraq Milon për Tryezën e Arsimit që kemi nesër në Korçë, por mbi të gjitha për përpunimin e mëtejshëm të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, të cilat do të marrin vulën e Konventës Kombëtare historike të 27 prillit!
Shqipëria me 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre është një objektiv madhor lehtësisht i realizueshëm!
Nuk do të fiken më dritat në selinë e Partisë së Lirisë derisa t’u kthehet liria të gjithë shqiptarëve dhe t’i jepet fund dramës së madhe të shpopullimit!