Zhulali: SPAK e di si vidhen fondet në Bashki dhe Kryeministri, por s’ka këllqe të godasë atje ku duhet

Këshilltarja e opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilda Zhulali, ka folur për korrupsionin dhe vjedhjet që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe Kryeministrinë.

Zhulali ka theksuar se kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbërthyer skemën e vjedhjes në Bashkinë e Tiranës, qoftë skema e inceneratorit, qoftë skema e prokurimeve publike, qoftë skema e ‘5D’, por ajo që mungon është se në këto dosje përmenden institucionet si Bashkia e Tiranës apo Kryeministria por nuk përmenden emrat e këtyre drejtuesve, si Erion Veliaj apo Edi Rama.

‘Po kush i drejton këto institucione, nuk i drejtojnë specialistët, ka një kokë politike që merr përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi. Në momentin që SPAK e heq kokën e qeverisjes ka zhbërë veten e vetë në radhë të parë sepse tregon se nuk ka aftësi dhe këllqe që të godasë atje ku duhet, se për kë u ndërtua SPAK?’, u shpreh Zhulali.

Zhulali: Zoti Veliaj ka dy përgjegjësi të drejtëpërdrejta. E para është përgjegjësia morale dhe politike që ka përpara qytetarëve, përpara qytetarëve veçanërisht atyre që e kanë votuar, veçanërisht përpara atyre që ua ka vjedhur dhe rrëmbyer votën, por edhe përpara atyre që nuk e kanë votuar sepse e kanë ditur se çfarë mostre politike është.

Këtë përgjegjësi nuk është se ai tregon ndonjë shenjë reflektimi se e ka brenda qenies së tij politike, përkundrazi është i pashqetësuar, por ne e kemi parë të shqetësuar ndaj asaj që mund ta presë nga ana e përgjegjësisë ligjore, por edhe këtu shfaqet çudia e regjimit të ‘rilindjes’.

Përpara 2 javësh, kreu i SPAK zoti Dumani publikoi një raport. Unë e lexova atë raport dhe aty ai kishte zbërthyer skemën e vjedhjes në Bashkinë e Tiranës, qoftë skema e inceneratorit, qoftë skema e prokurimeve publike, qoftë skema e ‘5D’, e shpjegonte në mënyrë shumë të qartë, nuk kishte asnjë dilemë SPAK se si vidhen fondet publike në Shqipëri dhe deri në ç’pikë shkojnë.

Çfarë mungonte në këto dosjet e SPAK? Mungojnë emrat. Na del aty Bashkia e Tiranës por na del që Bashkia e Tiranës nuk ka kryebashkiak, nuk përmendet emri i Erion Veliajt. Po si ka mundësi, po nga kush drejtohet ky institucion. Na del kryeministria pa emër pa kryeministër. Po ç’është ky shtet që ka specialist drejtor po nuk ka kryeministër, po që nuk ka kryetar bashkie.

Po kush i drejton këto institucione, nuk i drejtojnë specialistët, ka një kokë politike që merr përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi. Në momentin që SPAK e heq kokën e qeverisjes ka zhbërë veten e vetë në radhë të parë sepse tregon se nuk ka aftësi dhe këllqe që të godasë atje ku duhet, se për kë u ndërtua SPAK?

 

Share it :