Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të deputetit Agron Shehaj, i cili e akuzoi kreydemoratin se kërkesa e Grupit të tij në Kushtetuese, i fali mandatin Olta Xhaçkës.
Në një konferencë për mediat, Basha u përgjigj shkurtimisht duke u shprehur se nuk e ka dëgjuar akuzën e Shehajt, duke shtuar se ka qenë në një aktivitet ndërkombëtar.
“Nuk e kam dëgjuar, kam qenë në një aktivitet ndërkombëtar”, tha ai, duke ia kaluar fjalën deputetit Enkeled Alibeaj.