Hyri në parakalim për të shmangur trafikun, e pëson keq shoferi i paduruar

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku duket një automjet tip ‘Audi’ që kreu një parakalim të gabuar në aksin rrugor ‘Pogradec-Korçë’, shërbimet e Rrugores së Korçës kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin.

 

Gjithashtu kanë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë të rinj drejtuesin e mjetit A.D.

 

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë,  pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Audi” që kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në dalje të qytetit të Pogradecit, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin A. D”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

Share it :