Jetmir Daci, shoferi i cili humbi kontrollin e makinës dhe përplasi 4 persona në një servis që ndodhet ne anë të rrugës Prrenjas- Qafë Thanë, pasi ishte në gjendje të dehur, është arrestuar ditën e sotme nga policia.
Përmes një komunikate zyrtare blutë njoftojnë se 44-vjeçari nga Dibra akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.
Kujtojmë se Daci, pas aksidentit u arrestua, iu bë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur, por çuditërisht u la i lirë.