Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se hetimet e SPAK për pasurinë e Kryemadhit, nuk kanë interes për të.
“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion. Sa herë kam qenë në SPAK, kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do u bëj dhe disa pyetje serioze prokurorëve. Kanë kërkuar dhe një mandat tjetër. Ua ka kërkuar Arben Ahmetaj ato 60 mln eurot ku janë, por nuk i gjejnë dot. Se kanë parë firmën e Veliajt.”, tha Meta.