Shtëpia e Bardhë konfirmon: Irani nis sulmin ndaj Izraelit, Biden mbledh ekipin e sigurisë

Irani ka nisur mbrëmjen e sotme sulmin ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat. Fillimin e sulmit e ka konfirmuar edhe Shtëpia e Bardhë. Në deklaratën për mediet thuhet se presidenti Biden po konsultohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare.

Ky agresion vjen si përgjigje ndaj sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask, më 2 prill. Teherani fajëson për këtë sulm Izraelin. Gjatë sulmit u vranë komandantë të lartë iranianë dhe u shkatërrua ndërtesa e misionit diplomatik iranian. Ndërkohë shtetet fqinje si Iraku kanë nisur mbylljen e hapësirave ajrore.

 

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *