Xhixho: Nevoja për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar është urgjente

0
272

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se nevoja për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar është urgjente

 

Postimi i Xhixhos:

Në Korçë me ekspertë të arsimit, për të diskutuar mbi arsyet pse shkollat dhe universitetet e vendit po boshatisen.

 

Korça, djepi i dijes, vendlindja e mësonjëtores së parë shqipe, nuk i ka shpëtuar dot emigrimit masiv të familjeve dhe të rinjve.

 

Ndërsa shkollat e periferisë tkurren çdo ditë, degë të tëra mbyllen çdo fillim viti akademik, sepse nuk ka studentë që të regjistrohen në to.

Një vit më parë, Universiteti i Korçës kërkoi të bashkohet me Universitetin e Tiranës, për t’i shpëtuar mbylljes.

 

Degët e mësuesisë janë kthyer në thembrën e Akilit të arsimit shqiptar.

 

Partia e Lirisë e ka vënë theksin te arsimi si mekanizmi me të cilin do të mundemi ta ringremë Shqipërinë.

 

Ne do të mbetemi të hapur dhe të gatshëm të dëgjojmë zërin e mësuesve, prindërve, studentëve e pedagogëve, sepse kemi bindjen se siç është arsimi sot do të jetë edhe shoqëria shqiptare pas 20 vitesh.

 

Nevoja për ta kthyer arsimin në prioritet kombëtar është urgjente !

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here