Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras ditën e sotme.
Dyshohet se një 17 vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.
17-vjeçari me iniciale E. H. është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit