Noka: Shpiragu, mashtrimi radhës i Edi Ramës ashtu si mashtrimet e tjera për 11 vite. Kuçova dhe Shqipëria të braktisura nga rinia prej regjimit të Rilindjes

0
85

Të vish në Kuçovë është një kënaqësi. Është kënaqësi kur vjen këtu dhe sheh pak më tutje që valëvitet flamuri i NATO-s. Një flamur të cilin ne e kemi ëndërruar prej kohësh të valëitej në tokën shqiptare.

Por teksa vjen në Kuçovë dhe sheh atë flamur, gjëja e parë që çdo njëriu i shkon në mendje është të bëjë krahasimin e dy qeverisjeve. Si erdhi, si u vendos ai flamur aty dhe kush e vendosi atë flamur? Kush e bëri Shqipërinë pjesë të kësaj aleance të madhe të sigurisë dhe të paqes botërore?

Teksa shikon atë flamur të valëvitet do të thosha edhe një krahasim. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s dhe sot në Kuçovë valëvitet flamuri NATO=s, sepse Sali Berisha dhe qeveria e tij mundësoi që Shqipëria të jetë anëtare e NATO-s deh të jetë një nga vendet më të sigurta, jo të rajonit, por të gjithë Europën.

Ai flamur në aeroport është tregues që bën diferencën mes dy qeverisjeve që flet me akte, me vepra, që flet me punë, dhe një qeverisje që flet me gënjeshtra me mashtrime, me propagandë dhe me trillime.

Nuk ka qenë e lehtë që Shqipëria të futej në NATO. Kishte një qeveri që kishte vullnet të hekurt për të luftuar krimin dhe korrupsionin, dhe kjo bëri që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të besojnë se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e kësaj aleance.

Ndërkohë miq, kemi qeverinë e Rilindjes, qeverinë e Edi Ramës, e kundërta komplet. Në 11 vite është e vështirë që një qytetar i Kuçovës, apo i Beratit, apo çdo shqiptar të identifikojë një arritje madhore dhe të thotë me këtë lidhet qeveria e Edi Ramës. Asgjë, perveçse mashtrim.

A vuri Edi Rama në 11 vite qoftë edhe një tullë në themelet e shtetit shqiptar për ta forcuar atë? Ne sot nga Kuçova themi jo, sepse për 11 vite Edi Rama për 11 vite bëri çdo gjë që t’i heqë një nga një tullat e themelit të shtetit dhe sot nga shtet shqiptar është kthyer në një bandë hajduësh, në një çetë kaçakësh që nuk kanë mision qeverisjen, por mision të vetëm kanë plaçkitjen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kjo është diferenca e kohës kur qeveriste Sali Berisha dhe kohës kur rri në pushtet një bandë me në krye Edi Ramën.

Ashtu si mashtrimi që bëri për 300 ditë që tha policia do t’i japë rend dhe siguri Shqipërisë, ndërkohë që sot Shqipëria është e zhytur në krim, batak, drogë si kurrë më parë. Si mashtrimi që tha për sëhndetësinë falas dhe sot shndetësia më e rrënuar, vjedhur dhe shkatërruar në Europë, si mashtrimi për 300 mijë vendet e punës, ashtu ishte edhe mashtrimi i Shpiragut.

Shpiragu, tha, do të jetë një pasuri e madhe kombëtare, madje do të hapim një fond tjetër që menaxhojë para të ardhura, miliardat që do vijnë nga Shpiragu. Sepse buxheti i shtetit, tha, nuk i përballon dot aq të ardhura sa do bijnë nga Shpiragu.

Sot po të shihni faqen e Shell-it e ka zhdukur Shpiragun nga lista. Nuk ekziston më, është tërhequr. Një mashtrim fund e krye siç e kanë zakon këtatë mashtrojnë.

Sot e sheh Kuçovën dhe të gjithë Shqipërinë të braktisur. Të merr malli të takosh në rrugë të rinj që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu. A mos vallë i ka lodhur dhe mërzitur të rinjtë mrekullia e qeverisjes së Edi Ramës? Mos vallë punët që ofron qeveria e Edi Ramës sot të rinjve nuk iu pëlqejnë? A mos vallë ka krijuar një realitet fantastik saqë luksi po i verbon të rinjtë dhe duan të ikin? Jo, dhe jo.

Edi Rama në Shqipëri ka ndërtuar një realitet të zymtë, të mjerueshëm dhe të trishtë.

Të dashur miq!

Në një situatë kaq të zymtë, PD është e vetmja strukturë shoqërore. Është e vetmja instancë ku me gjithë përpjekjet e regjimit dhe Edi Ramës për të na përçarë dhe shkatërruar, me gjithë luftën që iu bë është sot e vetmja strukturë dhe forcë politike në këtë shoqëri që ngjall shpresë dhe u jep shpresë, motivim dhe besim shqiptarëve se në këtë vend do të ndërtohet Shqipëria siç e duam ne dhe siç e duan barbarët e pushtetit.

Ndaj jemi sot këtu të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë për të luftuar me këtë regjim kriminal dhëmbë për dhëmbë. Nuk mund të pranojmë ne që lideri ynë, njeriu më i pakorruptuar, simbol i i antikorrupsionit në Shqipëri të jetë i burgosur se duan hajdutët e pushtetit. Nuk mund të pranojmë ne që njeriu, simbol i antikrimit në Shqipëri për 33 vite të mbahet i burgosur atje se duan kriminelët e pushtetit.

Ne jemi të vendosur sot të luftojmë dhe të qendrojmë që t’i japim Shqipërisë një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje do të vijë me një qeveri teknike e cila do të ketë si mision zgjedhje të lira dhe votë të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here