Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në burgun e Koridhalos në Greqi. Bëhet fjalë për shtetasin Delin Beqiri nga Bubullima e Lushnjes.
Mediat vendase shkruajnë se Beqiri është rrëzuar aksidentalisht në oborrin e palestrës e si pasojë ka humbur jetën.
Sakaq paraprakisht dyshohet se vdekja e e tij ka ndodhur për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës.
Beqiri u arrestiamoci rreth një muaj më parë pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjeçe, nga Bubullima e Lushnjës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.