Erjon. Veliaj mashtrues për pemët, grabitës për fondet

0
96

Erjon Veliaj është ndër të paktët politikanë të tranzicionit shqiptar që është çmontuar në pak muaj, edhe pse prej dy dekadash kishte ngritur me kujdes një mur mbrojtës, përmes propagandës, që e kontrollon me fanatizëm, dhe shoë që e ndërton me kujdes.

Nëse do të kishte kaq kujdes dhe fanatizëm për të mbrojtur paratë e qytetarëve, sot ndoshta do të ishte në një situatë tjetër,  jo me kultin që krijoi si 99-ç i shndërruar në Rilindas mavi.Është akuzuar vazhdimisht si politikan fasadash, që u mundua te kopjojë shëmtuar modelin e Edi Ramës në Bashki, por me të njëjtën filozofi: historia nis me të, ndaj fshiu gjatë mandateve të tij gjithçka që kishte lidhje me një kohë tjetër.Zhduku godinën e Teatrit Kombëtar, atë të Teatrit të Kukullave, zhduku qindra ndërtesa, me ose pa histori, por ngriti në piedestal, nje filozofi për të grabitur jo më me tarifën 20 apo 30%, por 100% të parave publike

Ky është Erioni real, ai që nga dasmën e bëri me pensionin e të ëmës, na shfaqet si koka e një bande drejtorësh, që aplikuan skemën e përmbysur të mafies për tu bërë pronarë pallatesh e hotelesh, madje edhe investitorë strategjikë.

Për Erjonin e Bashkisë mund të renditësh pa fund fakte se është një mashtrues, madje mashtrues që paguhet nga taksat e qytetarëve.

Por dy momente mund të veçohen: 1-raporti i Bankës Botërore, që i vendos vulën e mashtruesit dhe 2- dosja “5D”, e denoncuar nga Belind Këlliçi që na tregoi se ky Erjoni ka futur duart thellë në thesin e parave publike, në rastin më të mirë përmes drejtorëve.

Banka Botërore na tregoi se ato 1 mln pemët e propagandës së Erjonit janë një legjendë e krijuar me kujdes, e denoncuar edhe para 1 viti si një mashtrim nga opozita, por që propaganda e Kryebashkiakut arriti të kalojë çdo akuzë.

Banka Botërore na thotë se ato 1 mln pemët mund të ekzistojnë në kokën e Veliajt, por Tirana sot ka më pak gjelberim, më shumë beton, temperatura më të larta, një ajër më të ndotur dhe për rrjedhojë një rrezik më te madh për shëndetin e çdo qytetari.

Raporti rreth është 1 vit nga momenti kur Veliaj trumpetonte mbjelljen e pemës së 1 miliontë, ndërsa njoftonte nisjen e mbjelljes së milionëshit të dytë.

Dhe si për të vizatuar portretin e vërtetë të Erjonit është “5D”.

Drejtorët e tij janë kapur në grabitje, ndërsa vetë Veliaj po përpëlitet për të shpëtuar sa të mundet nga përballja me drejtesinë.

Po përdor të njëjtën skemë si në rastin e inceneratorit të Tiranës, ku çdo përgjegjësi të tij, ia faturon të tjerëve. Dhe mirë ua bën. Janë të njëjtët drejtorë që 1 vit më parë udhëhiqnin shtabin elektoral të Erionit, dhe me idenë e qartë për të vijuar grabitjen e parave publike, “punuan” me përkushtim për të grabitur edhe zyrën e Bashkisë.  Ia arritën qëllimit, grabitën zyrën e Kryebashkiakut dhe thelluan grabitjen e parave publike.

U krijuan, funksionuan dhe vepruan si bandë, pa maska ne fytyrë, të veshur me kollare e firmato, madje edhe me luksin e krijimit të aplikacioneve të veçanta komunikuese, për t’i shpëtuar çdo kontrolli të mundshëm ligjzbatues.

Me garancinë se ishin të paprekshëm,  nën hyqmin e një Kryebashkiaku që deklaronte se “topet” e tij kumbojmë dhe ai do të përdorte edhe SPAK për të pushtuar “ishujt” që nuk i kotrollonte dot,  drejtoro-shtabistët e Veliajt, treguan se çfarë i kanë bërë parave të qytetarëve dhe një qyteti, nën hyqmin e një rrugaçi politik.

Banka Botërore dhe Belind Këlliçi na treguan fytyrën e vërtetë të Erjonit, na treguan filozofinë se si grabit ditën për diell një 99-ç i Rilindur, si përdor propagandën për të bërë të besueshme edhe kur mashtron me 1 mln pemët apo ‘ndërtimin’ e inceneratorit fantazëm.

Tani i mbetet SPAK-ut të na thotë ku kanë përfunduar miliona e miliona euro që janë faturuar nga pemët te inceneratori dhe së fundmi te “5D”.  Që janë grabitur kjo s’ka diskutim, çështja është në llogaritë e kujt janë derdhur…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here