Kampi i refugjatëve në Lezhë nuk hapet më 20 maj, La Repubblica: Zbulohet blofi, kostot rrezikojnë të arrijnë 1 miliardë euro në 5 vjet

0
147

Ndonëse ishte parashikuar sipas tenderit fillestar që kampet e refugjatëve në Lezhë të viheshin në punë në muajin maj, ato nuk janë gati.

 

Gazeta italiane “La Repubblica”, ka shkruar sot një artikull ku thotë se “dorëzimi i refugjatëve do të bëhet më 10 nëntor”, pasi në vendet ku u parashikuan kampet, punimet janë ende në hapat e parë dhe inspektimet të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë.

 

“Dokumentet e para zbulojnë blofin, pasi kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliardë euro në pesë vjet. Sepse shifrave zyrtare, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa i përket strukturave, nënkontraktat”, thuhet në artikull. Gjithashtu edhe për kostot e pritjes duhet të konsiderohet buxhet shtesë.

 

Gazeta shkruan se punimet që i janë besuar inxhinierëve do të kushtojnë rreth 65 milionë euro.

Artikulli i plotë i La Repubblica:

Fillimi i punës më 23 mars, dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Kështu shkruhet në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri. Të cilat, megjithatë, sipas synimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe mbi të gjitha tenderit për menaxhimin e qendrave, duhet të hapnin hapur dyert në datën 20 maj.

Sheshet e ndërtimit sapo u hapën, do të duhen muaj

Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e parë, po kryen inspektimet të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë. Është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj, do të duhen muaj, do të kalojë e gjithë vera. Dokumentet e para zbulojnë blofin, pasi kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliardë euro në pesë vjet. Sepse shifrave zyrtare, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa i përket strukturave, nënkontraktat.

Fondet ekstrabuxhetore të devijuara

Gjithashtu kostot e ndërtimit të dy qendrave, ajo e pritjes në portin e Shëngjinit dhe kampi në Gjadër, duhet të konsiderohen buxhet shtesë. Punimet që i janë besuar inxhinierëve do të kushtojnë rreth 65 milionë euro. Para të cilat pjesërisht janë marrë nga një projektligj që ka të bëjë me përdorimin e fondeve të Pnrr, siç nënvizuan përfaqësuesit e opozitës.

 

“Çdo ditë që kalon blofi i marrëveshjes Itali-Shqipëri bëhet gjithnjë e më i qartë, thotë Matteo Mauri. Kostot rriten çdo muaj. Në një dekret të marsit shtuan edhe 65 milionë euro të tjera, duke thyer tavanin prej 700 milionësh. Një shumë joproporcionale parash për të bërë diçka krejtësisht të padobishme”.

Është dhënë tenderi për menaxhimin e qendrave

 

Në ditët në vijim Ministria e Brendshme do të shpallë tenderin 36 milionë euro për menaxhimin e qendrave. Në shqyrtim janë ofertat e tre kompanive të përzgjedhura nga tridhjetë pjesëmarrësit. Ende për t’u shpallur është ai për furnizimin me module parafabrikate që do të vendosen në zonat kur inxhinierët dhe nënkontraktorët të kenë përfunduar gërmimin e tyre, rikuperimin e tyre, ndërtimin e kanalizimeve dhe sistemeve, pa kufi shpenzimesh.

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here