Media greke: Kandidatura e Belerit për eurodeputet, gjemb për Ramën!

0
137

Media greke Protothema i ka kushtuar një artikull kandidaturës për eurodeputet të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit, të zgjedhur nga kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis.

Media greke shkruan se zgjedhja e Belerit nga Mitsotakis shte një veprim i guximshëm, ndërsa u përball me kritika se kjo do t’i ndërlikonte edhe më tej marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Më tej shkruhet se kandidatura për eurodeputet e Fredi Belerit, do të jetë një gjemb për kryeministrin Edi Rama dhe strategjitë e tij të menduara për bashkinë e Himarës.

Artikulli i plotë i përtkhyer:

Në një lëvizje që përligj luftën e helenizmit të kontinentit verior dhe përpjekjen për të mbrojtur të drejtat e tyre edhe në Himarë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis zgjodhi Fredi Belerin, i cili vazhdon të mbahet në burgjet shqiptare, si kandidat për eurodeputet i Demokracia e Re (ND).

Kryeministri kishte marrë sugjerime për pjesëmarrjen e Fredi Belerit në votimin e PD-së qysh në fillim të muajit mars, kur ankesa e tij në Gjykatën Kushtetuese ishte refuzuar dhe çështja e Bashkisë së Himarës ishte në rrugë pa krye dhe ndërsa tashmë ishte e qartë se nuk kishte asnjë mënyrë për ta detyruar Edi Ramën të pranonte rezultatet e zgjedhjeve. Që nga ai moment diskutimet vazhduan pasi përzgjedhja e Belerit për në votimin e PD-së dhe me shumë shanse për t’u zgjedhur do të ketë shumë më tepër efekte se në ditën e zgjedhjeve teorikisht ai do të mbetet ende në burgjet e Fierit.

Zgjedhja e guximshme e Kyriakos Mitsotakis nuk u bë e lehtë, megjithatë, pasi pati kundërshtime nga disa faktorë që besonin se kandidatura e Belerit do të komplikonte edhe më shumë marrëdhëniet greko-shqiptare, ndërkohë që u shpreh shqetësimi edhe për spekulimet që janë hedhur së fundmi nga qarqet rreth kryeministrit shqiptar, se kanë… prova kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Me përzgjedhjen e Belerit, ND fiton një kartë të fortë në rrugën drejt zgjedhjeve europiane, pasi nuk u drejtohet vetëm vorioepirotëve që jetojnë dhe votojnë në Greqi, por një pjese të rëndësishme të votuesve që kanë një ndjeshmëri të veçantë ndaj vorioepirotëve si dhe për çështjet e politikës së jashtme. Athina ngriti që në momentin e parë çështjen e Himarës, ku tentativa e kryeministrit shqiptar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në këtë Bashki, ka shkaktuar një krizë të rëndë në marrëdhëniet dypalëshe.

Fredi Beleri, nëse dënimi i tij mbetet i tillë, do të lirohet më 12 shtator, pasi sipas ligjit shqiptar, një ditë paraburgim llogaritet si një ditë e gjysmë. Por qeveria shqiptare, duke dashur të shmangë zhurmën e mbajtjes në burg të një eurodeputeti të zgjedhur, me siguri do të udhëzojë Gjykatën të ulë dënimin në seancën e apelit, që pritet të zhvillohet nga data 10-25 maj, në mënyrë që ai të mund lirohet menjëherë më pas.

Sipas informacioneve, qeveria shqiptare po planifikon të zhvillojë zgjedhje të reja në Himarë në qershor, ndaj pa pengimin e Fredi Belerit, me siguri do të favorizojë Vangjel Tavon, një anëtar aktiv i pakicës që natyrisht i përket Partisë Socialiste të Ramës, i emëruar prefekt i Vlorës.

Zgjedhja e Belerit në Parlamentin Evropian do t’i japë zë helenizmit të kontinentit verior dhe sigurisht me rolin e tij të ri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës do të jetë një “gjemb” i madh për strategjitë e kryeministrit shqiptar në Himarë dhe gjithashtu në lidhje me ligjin e rregullin.

Një rezultat i suksesshëm në zgjedhjet europiane do të jetë megjithatë një mesazh pozitiv për kombinimin me të cilin ai fitoi në zgjedhjet e Himarës dhe që me një kandidat tjetër do të përpiqet të pretendojë sërish Bashkinë në zgjedhje të përsëritura.

Pavarësisht se presioni ndaj Tiranës sigurisht që do të vazhdojë të ekzistojë dhe padyshim që Rama nuk do të jetë i lumtur të ketë përballë një eurodeputet nga partia qeverisëse greke të cilin e kishte burgosur , zgjedhja e Belerit do të sigurojë një rrugë shpëtimi nga ngërçi aktual në marrëdhëniet greko-shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here