Kryetari i opozitës, Sali Berisha, vazhdoi denoncimet për skandalin me sistemin TIMS.
Berisha shkruan se bashkëpunëtorët e Ervin Muçës, të akuzuarit zyrtarisht për skandalin e TIMS, vazhdojnë me ‘sukses’ punën e tyre.
POSTIMI
Bashkëpunëtorët e Ervin Muçës, hajdutët e TIMS, të emëruar jashtë të gjitha kritereve në postet e tyre, vazhdojnë me ‘sukses’ misionin e tyre.
Kjo bandë kriminale Balla-Muça vazhdon detyrën në sektorin e të dhënave më sensitive të shtetit. Për më shumë hollësi ju rekomandoj të lexoni investigimin e gazetarit të njohur Almer Toska me titull:
‘Ende në detyrë/ Skandali i TIMS dhe “ekipi i ri” që rekrutoi Ervin Muça në polici, për të marr të dhënat konfidenciale. Publikuar në Timoni.al